Site icon Telegrafi

Pse Etnon nuk ndahen për bashkëpunime?

Bashkëpunimet muzikore kanë qenë në formë këtë verë, grupet e njohura të repit janë ndarë në dysh duke bashkuar forcat me këngëtarë të tjerë.

Janë Tingulli Trent, Kaos dhe Tds që nuk kanë sjellë asnjë projekt si grup duke ardhur me bashkëpunime, sidomos me artiste femra.

Grupi Etnon janë të vetmit që shumë rrallë e kanë praktikuar një gjë të tillë, edhe kur sjellin bashkëpunime Genci dhe Miloti nuk ndahen.

“Ne jemi një grup që ka formë qe shumë vite, kemi kaluar në probleme të shumta, pengesa dhe në momente të vështira gjithnjë i kemi kaluar me sukses edhe punët i kemi të ndara qe shumë vjet”, tha Genc Prelvukaj për Telegrafin, i cili ndarjen e anëtarëve me artistë të tjerë e sheh edhe si problem mes grupeve.

“Shoh probleme te grupet tjera, ka grupe të shumta që nuk kanë mbijetuar dhe sot janë ndarë duke ardhur solo sepse në kohët e reja ka tendencë për mos formimin e grupeve por të artistëve individual, shtoj tutje Genci, i cili bashkëpunimet e fundit pa Milotin i ka sjellë para shumë viteve.

I tillë është ai me këngëtaren Adelina Emini i titulluar “Tipsy” dhe “Pre e rrethit tënd” me këngëtaren Dafina Rexhepi, e cila kohëve të fundit është shkëputur nga skena. /Telegrafi/

Exit mobile version