Telegrafi

Pse duhet ta votoni Enver Dugollin me numër 41 nga Lëvizja Vetëvendosje?

Enver Dugolli ka 41 vite që merret me aktivitete politike dhe kontribut për vendin, andaj sipas tij numri me të cilin ai po kandidon për deputet nuk është vetëm rastësisht numri 41.

Nga numri 41 qe përveç që është numri i kandidaturës së tij, ky numër prezanton kontributin e Enverit por jo vetëm te Enverit por edhe te  shumë shokëve që kontribuuan që shteti të jetë i lirë, i drejtë dhe i barabarte për të gjithë.

Ai thotë se numri 41 i Enverit dhe numri 127 i Lëvizjes prezanton Krejt dhe Drejt te gjithë shokët, dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e vendit.

Enver Dugolli mbi dhjete vite nga 41 vitet e kontributit i ka kaluar në burgjet e Serbisë. Enveri është i mbijetuar në Masakrën e Dubravës, atje ku vdekja ishte ‘’sinonimi i jetës,.

Enveri ka mbijetuar për te dëshmuar e për te mos u ndalur kurrë ne kërkimin e drejtësisë për shokët e tij. E burgu ne Dubravë ishte vetëm njeri nder burgjet e shumta serbe ku Enveri dhe shume shokë tjerë i kaluan për shkak të angazhimeve politike për çlirimin e vendit. E rrëfimet e mbijetesën së shqiptareve të persekutuar ne burgjet serbe më së miri Enveri i rrëfeu përmes librit te tij “Qark i (Pa) Mbyllur Burgjesh”. Enveri këtë libër thotë se ja kushtoi shokëve të rënë nëpër burgje mirëpo edhe lexuesit i cili nuk duhet të harrojë por gjithmonë të kujtoj te kaluarën

Enver Dugolli është  sociolog dhe ai e kupton se politika i ndanë njerëzit në parti e në grupime, mirëpo kauza e përgjithshme për një shtet te drejtë e te barabarte i tejkalon ndasitë politike.

Ai gjithashtu është gjeneral ne pension nga Forca e Sigurisë se Kosovës, ai ka përvojën dhe e kupton qe problemet që qytetarët i kanë duhet te zgjidhen dhe jo te lihen anash. E kur flasim për idealin kombëtar si vlera e pa cenueshme që kemi,  nuk duhet te kemi dallime mirëpo te mësojmë atdhedashurinë.

Fokusi i Enverit në këto zgjedhje janë zhvillimi i kapaciteteve te ushtrisë se Kosovës te cilat duhet të jene te gatshme për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial te Republikës se Kosovës si dhe zhvillimi i programit për ushtrinë obligative.

Dugolli thotë se do jetë zëri i qytetarit, ai do të fokusohet ne mbrojtjen e të drejtave te njeriut , mbrojtën e interesave dhe  emancipimin e shoqërisë civile dhe mbrojtjen e vlerave të luftës.

Sipas tij, për ta bërë ndryshimin votoni krejt dhe drejt, listën e referendumit 127 dhe Enver Dugolli 41.