Site icon Telegrafi

Pse disa persona mund të kenë erë të rëndë të gojës? Sqaron stomatologu Hoxha

Disa persona mund të kenë erë të rëndë të gojës pavarësisht se kujdesen shumë për shëndetin oral.

Lidhur me këtë ka folur stomatologu Getoar Hoxha, i cili në podacastin “Shëndeti në rend të parë” ka thënë se kjo ka bëjë me atë që shëndeti oral lidhet edhe me shëndetin e përgjithshëm.

Ai tha se era e rëndë nganjëherë mund të jetë si rrjedhojë e sëmundjeve e traktit gastro-intestinal, ose shembull tek pacientët me diabet mund të vie një erë karakteristike e gojës.

Ndërkaq, sa i përket shëndetit oral, stomatologu Hoxha theksoi se nganjëherë xhepat e thellë parandental mbledhin ushqime shumë brenda dhe pacienti edhe kur i pastron dhëmbët ata xhepa nuk mund t’i pastrojë, prandaj gjatë gjithë kohës ka me e pas ndjenjën e erës së keqe nga goja. /Telegrafi/

Exit mobile version