Site icon Telegrafi

Pse disa njerëz flasin në gjumë? Doktori tregon nëse duhet t’i zgjojmë: Ka një mënyrë për ta ndaluar

Shihni se çfarë do të thotë kur një person flet në ëndërr dhe nëse fjalët që i flet kanë ndonjë kuptim!

Çrregullimet e gjumit po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në ditët e sotme. Mënyra e jetesës së përditshme dhe stresi ndikojnë shumë në mënyrën se si ne flemë.

Termi mjekësor për çrregullimet që ndodhin gjatë gjumit quhet parasomnia.

Klinika e gjumit në Alaskë thotë se sjelljet si ecja në gjumë, të folurit në gjumë, kërcitja e dhëmbëve, ankthet, tmerret e natës janë parasomni të zakonshme.

Sipas Michael Nadorff, Ph.D., profesor i asociuar i psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Misisipit, ekzistojnë dy kategori kryesore të parasomnive: REM dhe jo-REM. Dr.

Nadorff shpjegon se ankthet ndodhin gjatë gjumit me lëvizje të shpejta të syve (REM), ndërkohë që trupi është i imobilizuar. Megjithatë, ecja në gjumë, të folurit në gjumë dhe kërcitja e dhëmbëve janë të gjitha parasomni jo-REM që mund të ndodhin gjatë gjumit me ritme të ngadalta.

Nëse dikush ju ka thënë se flisni në gjumë, ja çfarë duhet të dini, transmeton Telegrafi.

Pse flasim në gjumë?

Zakonisht, të folurit në gjumë ndodh vetëm gjatë gjumit me valë të ngadalta, thotë Dr. Nadorff. Ai thotë se kjo sjellje shihet më së shpeshti kur njerëzit janë të privuar nga gjumi ose kanë dalë jashtë rutinës së tyre normale të gjumit. Të folurit në gjumë është shumë më e zakonshme tek fëmijët. Sipas Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit, të folurit në gjumë ndodh në gjysmën e fëmijëve, por vetëm rreth 5 për qind të të rriturve.

Si të ndalojmë së foluri në gjumë?

Dr. Nadorff thotë se hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të ndaluar së foluri në gjumë është të keni një orar të rregullt të gjumit. Të shkosh në shtrat në të njëjtën orë çdo natë dhe të zgjohesh në të njëjtën orë çdo mëngjes mund të ndihmojë me shumë parasomni, duke përfshirë bisedën në gjumë.

Keni nevojë të zgjoni dikë që flet në gjumë?

Zgjimi i dikujt nga gjumi REM mund të jetë i lehtë, por zgjimi i një personi nga gjumi i thellë, të ngadalshëm, mund të jetë krijojë vështirësi. Individët që zgjohen nga ky lloj gjumi mund të jenë shumë të çorientuar dhe të lodhur, kështu që mjekët rekomandojnë t’i lini ata që flasin dhe ecin në gjumë që të flenë kur është e mundur.

A kanë kuptim gjërat që njerëzit thonë në gjumë?

Gjërat që njerëzit thonë në gjumë janë shpesh të pakuptimta, por edhe nëse dikush arrin të formojë një fjali të plotë në gjumin e tyre të thellë, Dr. Nadorff thotë se ndoshta nuk duhet të mendoni shumë për atë që po thonë”, sqaron ai, shkruan “USA Today”. /Telegrafi/

Exit mobile version