Gjatë dekada të fundit është rritur në mënyrë drastike numri i çifteve të reja që shpërngulen bashkë sepse e vlerësojnë privatësinë në çift dhe faktikisht kjo u sjell shumë përfitime.
Në këtë jetë dinamike, ekspertët tregojnë se si asnjëherë më parë është e rëndësishme të planifikohet e ardhmja – e në veçanti e ardhmja familjare.
Benifitin e parë që e sjell planifikimi jetësor është se ndihmon me stresin. P.sh. merrni shembull një student i cili nuk mëson për provim deri në ditën e fundit dhe kështu përfundon më i stresuar sesa ç’ka qenë nevoja. Imagjinojeni sikurse studenti të kishte gjetur kohë më herët për ta përgatitur një orar të mësimit. Padyshim se do ta kishte shumë më të lehtë mësimin dhe kësisoj edhe do të mësonte më mirë… gjë e cila na sjell te benefiti i dytë: rezultatet më të mira!
Pra benefiti i dytë që e sjell planifikimi jetësor janë rezultatet më të mira. Pse rezultatet më të mira? Epo imagjinoni rezultatet që do të pasonin nëse do ta planifikonit dasmën brenda një jave në vend se ta planifikonit përgjatë një viti. Planifikimi i dasmës një vit më herët sigurisht se do të sillte më pak vendime impulsive, më shumë diskutime dhe bashkëpunim dhe dita më e rëndësishme do të shkonte pa problem. Por edhe nëse do të lindte ndonjë problem, sigurisht se do ta kishit një plan rezervë.
Dhe benefiti i tretë i planifikimit jetësor është se ju ndihmon të kurseni para. Njësoj sikurse nuk përfundoni duke blerë gjëra të panevojshme kur e bëni paraprakisht një listë me gjërat ushqimore që duhet t’i blini, edhe planifikimi jetësor ju ndihmon t’i shmangni kostot e panevojshme për gjëra më të mëdha dhe më të rëndësishme.
Sidoqoftë, kur flasim për planifikim jetësor, pjesa kryesore ka të bëjë me vendbanimin.
Por përse me vendbanimin?
Sepse çiftet e reja të cilët janë vizionarë për të ardhmen e tyre e dinë se vendbanimi ideal është i domosdoshëm për shmangien e konflikteve të ndryshme, për krijimin dhe rritjen e fëmijëve, për qetësi dhe relaks, etj.
Megjithatë, vendbanimi IDEAL është shumë më kompleks sesa ç’mund të mendohet sepse duhet të plotësohen shumë kritere që një vendbanim të konsiderohet ideal.
Një çift që mendon të krijojë familje dhe një vendbanim të mirë, patjetër se duhet t’i ketë parasysh këto kritere:
• Vendbanimi duhet të jetë i sigurt
• Banesa duhet të ketë sistem të ngrohjes
• Sigurisht se duhet të keni hapësirë për parking
• Kopshti për fëmijë afër banesës është i DOMODOSHËM
• Vendbanimi duhet të ketë afër dyqane dhe supermarkete që jua lehtësojnë jetën
• Duhet të ketë ambiente për rekreacion, hapësira për komunitetin, etj.
Por ku mund të gjeni në Kosovë një vendbanim të tillë me kushte EVROPIANE?
Linda Premium Residence është kompleks me standarde evropiane dhe çdo gjë që ju nevojitet juve dhe fëmijëve tuaj do ta keni brenda dhe jashtë kompleksit.
Përveç se kompleksi ju ofron jetë cilësore, luksoze dhe atraktive, gjithashtu i plotëson edhe të gjitha kriteret e lartcekura.
Madje, Linda Premium Residence posedon edhe restaurant, sistemin “Smart Home”, mjek të lagjes dhe barnatore, etj.
Pra, planifikimi jetësor ka shumë rëndësi për të ardhmen tuaj dhe të familjes, ndërkaq brengën e vendbanimit ideal jua heq Linda Premium Residence.
Për të blerë banesën në Linda Premium Residence kontaktoni në:
0800 77 770 (pa pagesë), +383(0)49 777 127, +383(0)49 318 676, +383(0)44 976 777,
info@altradecenter.com
altradecenter.com