Telegrafi

Pse bikinit e Rita Orës janë gjithmonë të vogla?

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, merr gjithmonë vëmendjen me pozat e saj me bikini.

Përkundër faktit që duket gjithnjë atraktive dhe provokuese, Rita shpesh komentohet nga fansat edhe për faktin se vesh gjithnjë bikinit më të vogla se përmasat e saj.

Gjatë pushimeve të fundit në Ibiza, Rita ka publikuar disa fotografi nga një jaht ku shihet e veshur me bikini të zeza – pjesa e sipërme White Fox’s “Newport” (54.95 dollarë) dhe pjesa e poshtme “Itsy” (39.95 dollarë).

Komentet për dukjen e këngëtares shqiptare ishin nga më të ndryshmet, teksa disa ia vinin në dukje përmasat e bikinive të saj.

“Bikinet nuk të binë tamam”, kishte shkruar një nga komentuesit.

“Mendoj se bikinet janë të vogla për ty. Ndoshta herën tjetër duhet të mos blesh më bikine në seksionin e fëmijëve, por te ai i të rriturve”, shkroi një i dytë.

Ndërkohë kujtojmë që edhe vet Ora e kishte pranuar në një fotografi të publikuar në Instagram kohë më parë, se kishte veshur bikini më të vogla se gjoksi i saj. /Telegrafi/