Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur për koalicionet potenciale me partitë e tjera në Kosovë.
Ai ka bërë të ditur se si PSD ka vija të kuqe vetëm për PDK-në, mirëpo jo përjetësisht.
“Ajo çka kam parë në PSD, nuk ka ndonjë vendim të prerë, por ajo çka kam parë është që përjashtohet nga koalicioni parazgjedhor e paszgjedhor me PDK-në. Partitë tjera, përfshirë, Vetëvendosjen, LDK-në, AKR-në e të tjerat nuk i përjashton. Kjo nuk do të thotë se shkojmë me secilën dhe në çdo rrethanë”, tha në mes tjerash Molliqaj.
Ai thotë se një bashkëpunim me PDK-në nuk do të prodhonte ndryshime në vend.
“Rrethanat ku jemi, jo përjetësisht por në rrethanat ku jemi në kuptimin që pa shku njëherë PDK-ja në opozitë, nuk besojmë që mundemi me ndërtu një koalicion qeverisës që mund të prodhojë ndryshime”, tha Molliqaj për KALLXO.com.