Site icon Telegrafi

PSD: Shqipëria e gatshme për heqjen e roamingut dhe bashkimin doganor

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, gjatë takimit me ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj ka marr mbështetje për zbatimin e rezolutës së heqjes së roamingut dhe unifikimin e doganave të të dy vendeve.

“Gjatë këtij takimi u bisedua për nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, e me theks të veçantë për rezoltuat e fundit të votuara në Kuvendin e Kosovës, zbatimi i të cilëve lehtëson komunikimin dhe qarkullimin mes qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Ministri Ahmetaj shprehu vullnetin dhe vendosmërinë e tij që unioni doganor ndërmjet të dy republikave të bëhet sa më parë. Po ashtu, ministri dha mbështetje edhe për heqjen e roamingut ndërmjet të dy republikave në kohë sa më të shpejtë”, thuhet në njoftim e PSD-së në Facebook, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Roamingu me Shqipërinë

Të mërkurën e kaluar deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Rezolutën për heqjen e tarifave të roamingut me Shqipërinë, rezolutë kjo e propozuar nga Grupi Parlamentar i PSD-së.

Lexo po ashtu Votohet Rezoluta për unifikimin e pikave doganore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Ndërsa, këtë të hëne është votuar Rezoluta në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version