Partia Socialdemokrate ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale letrën e ministrit Maqedonci drejtuar komandantit të KFOR-it.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se kjo letër riafirmon zotimin që FSK mos të shkojë në veri pa koordinim paraprak me KFOR-in.
Tutje në njoftim thuhet se në vitin 2020 Kurti këtë veprim e kishte denoncuar si të pafalshëm, të papranueshëm e kundër-kushtetues.
“Çfarë t’i themi sot veprimit të tij?! Pse tash qenka në rregull kjo punë?! Si arsyetohet që veprimi që dikur ishte arsye për shkarkim të kryeministrit tash bëhet procedurë rutinore?
Kjo nuk është thjesht hipokrizi. Kur e sheh veten instrument për realizim të domosdoshmërisë historike gama e mjeteve hapet në pafundësi. Kjo është arsyeja pse bolshevizmi është makiavelizmi më radikal”, thuhet në njoftimin e PSD-së. /Telegrafi/