Partia Socialiste (PS) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) kanë përgatitur kërkesën për shtyrjen e regjistrimit të koalicionit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Kërkesa është hartuar nga kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së dhe LSI-së, Gramoz Ruçi dhe Luan Rama.
Afati për regjistrimin e koalicioneve në KQZ përfundon sot në mesnatë. /Telegrafi/