Site icon Telegrafi

PS kërkojnë 11 majin për zgjedhjet e reja në Shqipëri, Klosi: Të përgatitemi sa më mirë për votën e emigrantëve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, deklaroi pas takimit me presidentin Bajram Begaj, se i ka kërkuar kreut të shtetit që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 11 maj, data e fundit që parashikon dhe kodi zgjedhor.

Sipas Klosit, arsyeja që zgjedhjet të mbahen në ekstrem të datës së lejuar, bëhet për të krijuar mundësinë që procesi i votimit të emigrantëve të organizohet si duhet, që të gjithë të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre.

“PS është e gatshme të ballafaqohet në çdo moment. Vota e emigrantëve një element i rëndësishëm. Për të pasur më shumë kohë, ne duam që data 11 maj të jetë data e zgjedhjeve. Do të donim që emigrantët të regjistroheshin dhe të përgatiteshin për votimin. Duke i dhënë mundësi çdo emigranti të votojë”, tha Klosi.

Ndërkohë, që demokratët nuk kanë çuar përfaqësues në konsultimet me presidentin për datën e zgjedhjeve, pasi sipas tyre ajo është e paracaktuar tashmë nga mazhoranca.

Exit mobile version