Site icon Telegrafi

Prvanov: Bullgaria dhe Maqedonia të arrijnë marrëveshje të veçantë për “Ilindenin”

Georgi Prvanov, presidenti bullgar nga 2002 në 2012, i kërkoi Bullgarisë dhe Maqedonisë që të arrijnë një marrëveshje tjetër të veçantë vetëm për kryengritjen Ilindenit, e cila “do të përcaktojë historinë e përbashkët”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e theksoi Prvanov në prezantimin e vëllimit të dokumentuar nën editorialin e tij “Kryengritja Ilindenit e vitit 1903 sipas pikëpamjeve të diplomatëve evropianë”.

Ai tha se nuk është kundër fqinjëve që të ndërtojnë një identitet të ri, por se ai nuk do që kjo të bëhet në llogari të bullgarëve.

“Me kalimin e kohës, nevoja për një marrëveshje të re politike-diplomatike midis Shkupit dhe Athinës do të bëhet më e fortë. Politikanët tanë kanë qenë të heshtur për një kohë të gjatë në mënyrë që të mos shqetësojnë Shkupin, por duhet ta theksojmë historinë e përbashkët në bazë të vetëdijes bullgare”, tha Prvanov.

Ai tha se ishte i pakënaqur me punën e palës bullgare në komitetin e përbashkët dhe se efekti nuk është arritur pas marrëveshjes së mirë fqinjësore të viti 2017./Telegrafi/

Exit mobile version