Site icon Telegrafi

PRSD: Pas 11 dhjetorit do të hiqet sistemi autoritar i OBRM-PDUKM-së

Sipas Partisë së re Social Demokrate, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit që duhet të jenë demokratike dhe të hiqet sistemi autoritar i OBRM-PDUKM-së, qeverisja e re duhet ta përfshijë në agjendën e saj çështjen e pabarazisë ekonomike të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti konsideron se pabarazia ekonomike nuk na ndodhur vetëm në dhjetë vitet e fundit, por edhe në periudhën 1998 – 2002. PRSD-ja premton dëmshpërblim për qytetarët që me mjete të pakthyeshme kanë marrë pjesë në zhvillimin e rrjetit të telekomunikacionit në vitin 2001, përmes kyçjes në ”Telekom Maqedonia”.

PRSD-ja propozon me këtë rast që qytetarët të dëmshpërblehen me nga 200 akcione qeveritare, ku shoqatë aksionere është ”Telekom Maqedonia”. Në këtë mënyrë, qytetarët që me para të tyre janë kyçur në rrjetin e telekomunikacionit, do të fitojnë aksione me vlerë prej 1000 euro./Telegrafi/

Exit mobile version