Site icon Telegrafi

PRSD: Mbi 700 mijë qytetarë vendosën për të ardhme pa Gruevskin

Kanë vazhduar reagimet e partive politike opozitare për gjendjen aktuale në Maqedoni.

Këtë herë, Partia e Re Social Demokrate e Maqedonisë ka thënë se qytetarët e Maqedonisë, mbi 700 njerëz kanë vendosur për të ardhme pa Nikoll Gruevskin.

”Fajtor më i madh për krizën në Maqedoni është Gruevski i cili tani mundohet të futet si pjesë e zgjidhjes së problemeve në Maqedoni. Në vend që të sigurojë transfer të qetë të pushtetit në rrugë institucionale ai me gjithë shpirt mundohet që të pengojë këtë gjë duke nxjerrë njerëz në rrugë të cilët i kërcënon dhe i kushtëzon.” thonë nga PRSD e Tito Petkovskit. /Telegrafi/

Exit mobile version