Partia e Re Social Demokrate e Maqedonisë e ka paralajmëruar kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, që të mos të mendoj t’i prek votat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Gruevski, qytetarët veçse e kanë ngritur zërin kundër teje. Populli është vetëdijësuar dhe më 11 dhjetor do ta vendos vetë të ardhmen politike në Maqedoni. Kjo do të thotë se ti do të shkosh në histori.” tha mes tjerash Goran Misovski nga PRSD./Telegrafi/