Telegrafi

PRSD: Gruevski gjeneratave të reja ua lë peshqesh skenarin grek

PRSD për huamarrjen e re konsideron se „Nikola Gruevski në çastet e fundit të jetës së tij politike, gjeneratave të ardhshme u ka përgatitur skenar grek“, me qëllim të vetëm – ta financojë klientelizmin dhe të harxhojë para në projekte jashtë arsyes siç është „Shkupi 2014“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Reformatori i madh ekonomik“ çdo foshnje të re i ka përgatitur 3.000 euro plotësuese borxh. Në vend të zgjidhjes së krizës politike përmes organizimit të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, Gruevski në dëshpërim lëshohet pas huamarrjes së re, duke shpresuar se me 650 milionë euro do ta blejë „pafajësinë“ e tij dhe do të shpëtojë nga përgjegjësia politike dhe juridike për të gjithë kriminalet e bëra gjatë periudhës së kaluar dhjetëvjeçare”, thuhet në njoftimin e PRSD./Telegrafi/