Telegrafi

Provuan të bartnin dhjetë kilogramë kokainë të kapura për trupi (Foto)

Ariel Garcia dhe Elvin Montilla-Sosa, kanë kapur për trupi kokainë deri në pesë kilogram dhe kanë dashur ta fusin në New York, nga Republika Domenikane.

Mirëpo, forcat e rendit kanë pasur dyshime dhe i kanë dërguar në dhoma të ndara për t’i kontrolluar, transmeton Telegrafi.

Kokaina e kapur për trupi

Atyre iu është gjetur substanca e ndaluar për shitje, e kapur për këmbë, bark dhe shpinë, që në treg kap vlerën e 400 mijë eurove.

Nuk bëhet e ditur nëse kanë lidhje edhe me dikë tjetër, ndërsa janë dërguar në mbajtje dhe pritet të dalin para drejtësisë. /Telegrafi/