Këngëtarja e njohur Samanta Karavella këto ditë është duke qëndruar në New York për pushime.
Pas një sezoni të ngarkuar veror, këngëtarja vendosi që të largohet nga Shqipëria për të kaluar disa ditë të mira pushimi.
Rrjetet sociale janë dritarja në të cilën Samanta lidhet më së shpeshti me fansat e saj, dhe ndan herë pas here me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka befasuar teksa ka publikuar një fotografi më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.
Duke përshëndetur fansat me një puthje nga dhoma e gjumit, ndërsa vë në pah gjoksin atraktiv e veshur vetëm me reçipeta, Samanta bëri për vete shumë prej ndjekësve të saj.
Pëlqimet dhe komentet përbri kësaj fotografia kanë qenë të shumta.
“Për të gjithë të dashurit e mi”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografitë, me ç’rast ka treguar edhe dedikimin e imazhit. /Telegrafi/