Telegrafi

Provokon Dua Lipa, shfaqet në një pozë artistike e mbuluar vetëm me peshqir (Foto)

Këngëtarja Dua Lipa është kthyer tashmë në një ndër këngëtaret më të dashura për publikun në mbarë botën.

Fakti i të qenurit gjithnjë aktive me projekte muzikore në treg, si dhe me fotografi në rrjetet sociale, ka bërë që Dua tashmë të numërojë me mijëra ndjekës.

Dua shquhet për një trup elegant dhe me linja të lakmueshme trupore.

Lexo po ashtu Katër këngëtare shqiptare pritet ta pushtojnë Moskën (Foto)

Ndonëse nuk është ekspozuar shpesh në klipe apo paraqitje televizive, kësaj radhe ajo vendosi t’i befasojë fansat me një fotografi mjaft provokuese, të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Në një imazh bardhë e zi, mbuluar vetëm me peshqir, duke ekspozuar vetëm njërën anë të trupit, Dua dukej provokuese dhe mjaft joshëse për fansat në këtë fotografi artistike.

“Shumë e nderuar. Faleminderit Mario Testino që më bëre pjesë të serisë tënde të peshqirëve”, shkruan Dua Lipa në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/