Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në derbin e Katalunisë përballë Espanyolit.
Ka qenë një ndeshje shumë interesante, por në disa momente edhe e tensionuar sidomos në fundin e ndeshjes.
Mbrojtësi katalunas Gerard Pique u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes së bashku Nico Melamed pas një zënke në fushë.
Por në momentin e përjashtimit të dy futbollistëve pati polemika edhe mes bankave rezervë, të Espanyolit dhe Barcelonës.
Kamerat kanë kapur momentin kur Ronald Araujo iu drejtuar bankës së vendasve duke ia ngritur dy gishta dhe duke i bërë me dije se kanë rënë në La Liga 2.
😳 Ronald Araújo haciendo gestos al banquillo del Espanyol de “a segunda”. #FCBlive #EspanyolBarça #Barça
pic.twitter.com/UrnlG2vzVv— Pol Alonso 🎙 (@Polyccio8) February 13, 2022
Sigurisht që ky provokim i mbrojtësit uruguaian nuk i pëlqeu aspak bankës vendase ku Manu Morlanes u ndëshkua me karton të kuq pas ofendimeve që i bëri.
Gjithsesi ky moment i Araujos është bërë viral në rrjet si njëri nga provokimet më interesante. /Telegrafi/