Site icon Telegrafi

Provojeni këtë truk me korrektor për t’u dukur fytyra më e ngrehur

Një truk me korrektor për t’u dukur fytyra më e ngrehur lart, po bën xhiron në TikTok.

Së fundmi që provoi këtë trend është edhe një influencere shumë e ndjekur, e cila quhet Alexandra Milek.

Ajo ka ndarë metodën se si mund ta aplikoni korrektorin në fytyrë në mënyrë që fytyra të duket më e tërhequr.

@alexxandra.makeup this concealer hack>>💘 @YSL Beauty all hours concealer #yslbeauty #makeup #concealer #concealerhack #makeuptutorial #faceliftmakeup #viralmakeup #makeuphacks ♬ Alibi – Sevdaliza & Pabllo Vittar & Yseult

Për t’u dukur fytyra më e ngrehur lart, pa ngjitës apo me ndërhyrje të tjera estetike, Alexandra aplikoi korrektor në disa pjesë të fytyrës.

Influencerja vendosi korrektor në fillim të syrit, tek harku i vetullës, në skaj të syrit, tek pjesa e mollëzës që fillonte nga hunda, si dhe tek skaji i buzëve, duke e çuar deri tek pjesa poshtë mollëzave.

Pasi shkriu produktin, rezultati i këtij truku ishte thjesht magjik. /Telegrafi/

Exit mobile version