Telegrafi

Provoi të vidhte pakon para një shtëpie, iku me vrap kur dëgjoi atë që dukej si krismë arme (Video)

Jaireme Barrow nga Washingtoni i Shteteve të Bashkuara, i lodhur nga hajnat që ia vjedhin pakot që i arrijnë me postë, ka vendosur t’i frikësoi për t’i përzënë përgjithmonë.

Në pakon që ka vënë para dres së shtëpisë, ka vendosur një pajisje që aktivizohet nga larg dhe tingëllon si krismë arme, transmeton Telegrafi.

“Më vinte mesazhi se pakoja ka arritur, por më pas shihja në filmimet e kamerave të sigurisë se atë ma kanë vjedhur”, ka thënë Barow për këtë improvizim.

Më poshtë mund të shihni njërën nga rastet, ku një plaçkitëse ra në kurth dhe u largua me shpejtësi. /Telegrafi/