Në New York të Shteteve të Bashkuara, është filmuar një fëmijë i paemëruar, që deshi t’i japë gji motrës së vogël.
Duke parë se ajo vazhdonte të qante, katërvjeçari ka ngritur bluzën dhe provoi ta ushqente, njëjtë sikur bën edhe nëna tij, transmeton Telegrafi.
“Ai imiton gjithçka ne bëjmë, andaj nuk është çudi që deshi edhe të ushqejë me gji”, ka shkruar nëna lidhur me rastin.
Megjithëse shumë shikues kanë qeshur me veprimin që ka bërë, përpjekja për të ndihmuar është vlerësuar lart. /Telegrafi/