Derisa përpiqej ta zbriste motoçikletën, nëpër shkallët e një nënkalimi në Kinë, një grua humbi kontrollin dhe goditi fytyrën për muri.
Në fakt, ajo ishte e padurueshme që të priste në radhë, për të kaluar si duhet nëpër shiritin e dedikuar mjeteve të ndryshme me rrota, transmeton Telegrafi.
Megjithëse e mbajti gjatë për timoni edhe pse kërcente nëpër secilën shkallë, nuk mundi ta frenonte dhe u rrotullua me gjithë të.
Nuk raportohet për gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa filmi përfundon pa treguar nëse iu ofrua ndonjë ndihmë që të largohet prej aty. /Telegrafi/
https://youtu.be/nux33tc0DcE