Telegrafi

Provoi ta përdhunonte, studentja e turpëroi duke e mbajtur për qafe në publik (Video)

Të riun që provoi ta dhunonte, studentja e mbajti për qafe dhe e turpëroi në mes të një sheshi në Nju Delhi, derisa e telefononte policinë.

Të pranishmit e kanë filmuar 21-vjeçaren e fuqishme, teksa e mbante sulmuesin, ndërsa kërkonte ndihmë prej forcave të rendit për ta arrestuar, transmeton Telegrafi.

I dyshuari i njohur si Manish Kumar, nuk ishte lejuar të ikte nga turma e madhe, që ishte mbledhur gjatë mesditës në kryeqytetin indian. Ai fshihte fytyrën me duar, ndërsa përgjërohej për falje.

“Ishin tre vet, por njëri nuk bëri asgjë. Ky dhe një tjetër bënin gjeste të turpshme, ndërsa përpiqeshin të më zhvishnin dhunshëm”, ka thënë studentja.

Derisa i dyshuari tjetër është në arrati, Kumar është dërguar në mbajtje, nën akuzën për përdhunim. /Telegrafi/