Site icon Telegrafi

Provoi ta merrte qenin me vete në konvikt, gjërat nuk shkuan si duhet (Video)

Studenti i njohur vetëm si Sean nga Oregon i Shteteve të Bashkuara, me tu nisur për studime jashtë vendit, ka dashur ta merr me vete edhe qenin e familjes.

Por, kur ishte në mes të rrugës, nëna i ka dërguar mesazh dhe e ka pyetur se ku ndodhet Willy, transmeton Telegrafi.

Me të kuptuar se ai është duke udhëtuar së bashku me të, nëna e ka detyruar të kthehet prapa dhe ta sjellë në shtëpi.

“Nuk kisha mundësi ta kem pranë, andaj e bëra këtë xhirim lamtumirës”, ka shkruar Sean në videon e postuar në Twitter.

Sidoqoftë, autoritetet në konvikt, vështirë se do t’ia linin qenin të qëndronte brenda. /Telegrafi/

Exit mobile version