Ish-banorja e Big Brother, Meri Shehu, ka kritikuar lojën e Heidi Bacit në këtë reality shou.
Astrologia shqiptare teksa u bazua në situatat e fundit u shpreh se Heidi e prishi aleancën e saj, jo vetëm me Romeon, por edhe me Julin.
“Unë mendoj që Heidi ka ngatërruar ballkonin e Veronës me Big Brother, për këtë jam e sigurt. Heidi i bashkohet vajzave që vijnë nga jashtë, që kanë dëgjuar se Romeo është nga meshkujt e kërkuar në Shqipëri, por Romeo nuk është pjekur aq sa t’u dalë për Zot dashurive dhe lojërave të veta. Ka rënë në grackën e kësaj loje. Më erdhi keq dje, jo për Heidin, se ajo e mori rrugën e vet të pakthyeshme se e prishi aleancën dhe me Julin, por më vjen keq për lotët e Romeos”, u shpreh ajo.
Sipas së njëjtës, loja e Heidit dhe Romeos ka mbaruar, ndonëse kaloi edhe në ofendime për modelen.
“Dje Romeo kuptoi që loja e tij ka marrë fund, Romeo e humbi Big Brother-in dhe rruga është e hapur për Julin. Ka dy kamikazë të fuqishëm, Erjolën dhe Ledjonën, që i përdor në mënyrë të menjëhershme”, shtoi ajo.
Shehu theksoi: “Heidi dhe Romeo e humbën lojën, ose të bashkohen si të dashuruar për të shpëtuar lojën ose të pijnë ilaçin e priftit. Është një provinciale nga Durrësi, që ka jetuar në Itali”. /Telegrafi/