Site icon Telegrafi

Provat tregojnë se Princi i Kurorës urdhëroi vrasjen e gazetarit saudit, thotë ish-shefi i Shërbimit Sekret Britanik

Ish-kreu i MI6 ka thënë se të gjitha provat sugjerojnë se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ishte pas vdekjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe se teoria që “elementët mashtrues” në ushtrinë saudite ishin përgjegjës është “trillim i hapur”.

Sir John Sawers ka thënë për BBC se vlerësimi i tij bazohet në biseda me burimet e larta të qeverisë britanike dhe njohuritë e tij mbi shërbimet e inteligjencës turke, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Zhdukja e gazetarit saudit, policia turke fillon kërkimet në “Pyllin e Beogradit” – dyshohet se trupi i tij mund të jetë hedhur atje! (Foto)

Komentet e tij vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai mendonte se Khashoggi, një kolumnist i Washington Post, pasojat për Arabinë Saudite do të ishin “shumë të rënda” në qoftë se liderët e saj kanë urdhëruar vrasjen e gazetarit disident.

Sawers, i cili ishte kreu i shërbimit të inteligjencës sekrete britanike deri në vitin 2014, pohoi gjithashtu se Princi i Kurorës do të kishte vepruar i vetëm nëse do të besonte se kishte “licencë” nga Shtëpia e Bardhë që të sillet ashtu siç dëshironte.

Lexo po ashtu Mohammad bin Salman: Ana e errët e princit të kurorës së Arabisë Saudite

“Unë mendoj se Presidenti Trump dhe ekipi i tij po e kuptojnë sa e rrezikshme është që njerëzit të veprojnë me një ndjenjë se ata nuk do të kenë ndëshkim në marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara”, tha Sawers.

Ai tha se teoria e “elementëve mashtrues” të vdekjes së Khashoggi “thjesht nuk qëndron” dhe se “më tutje minon respektin për Amerikën kur ai paraqitet me një trillim të tillë të hapur”.

Sawers tha se ai e respekton tërësinë dhe profesionalizmin e shërbimeve sekrete turke: “Niveli i detajeve që del nga burimet turke të sigurisë është aq i qartë sa që duhet të ekzistojë njëfarë regjistrimi”.

Lexo po ashtu Regjistroi vdekjen në orën e tij? Shefi i OKB-së kërkon të vërtetën mbi zhdukjen e gazetarit saudit

Dhe sipas mediave, përcjell Telegrafi, vërejtjet e Sawers-it ka të ngjarë të trajtohen edhe në Uashington.

Raportet në Turqi thonë se Khashuol u vra brutalisht dhe trupi i tij u copëtua në brendësi të konsullatës nga anëtarë të një skuadre vrasjeje, të lidhur me Princin e Kurorës.

Sauditët i kanë hedhur poshtë këto raporte si të pabaza, por ende nuk kanë shpjeguar se çfarë ndodhi me Khashoggi, një kolumnist kontribues për Washington Post i cili shkroi në mënyrë kritike ngritjen e princit Mohammed në pushtet. /Telegrafi/

Exit mobile version