Dhjetëra mijëra protestues marshuan të shtunën në Glasgow dhe në shumë qytete të tjera anembanë botës, për të kërkuar veprime më të guximshme në konferencën e OKB-së për klimën.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, studentë, aktivistë dhe qytetarë të shqetësuar për klimën u bashkuan derisa lëviznin në rrugët e qytetit skocez, që është edhe nikoqir i takimit të konferencës COP26 për ndryshimet klimatike që filloi të hënën.
“Është mirë që zëri juaj të dëgjohet”, tha Kim Travers nga Edinburgu. “Edhe me shiun, mendoj se e bën atë pak më dramatik.”
Vetëm pak blloqe larg procesionit, negociatat në dhomën e pasme vazhduan në takimin e konferencës COP26. Në skenë, folësit dhanë alarmin për kërcënimin e ngrohjes globale për sigurinë ushqimore. /Telegrafi/