Protestat shpërthejnë në Jerusalem dhe Beit Shemesh me qindra hebrenj ultra-ortodoksë që bllokuan rrugët dhe u përleshën me policinë.
Demonstratat u ndezën nga njoftimi se trupi i një djali 13-vjeçar, i cili vdiq mëngjesin e sotëm në rrethana të paqarta në Beit Shemesh, do t’i nënshtrohej autopsisë – një procedurë e konsideruar tabu nga hebrenjtë ortodoksë.
Sipas policisë, demonstruesit “ndezën zjarret, dëmtuan xhamat e autobusëve, hodhën vezë dhe shishe duke sulmuart oficerët e policisë”, duke dërguar në të paktën pesë arrestime që nga pasditja e sotme, raporton timesofisrael.
Haredim blocking streets in Jerusalem. Police on horseback whipping them and grappling with people blocking buses. Haredim screaming “Nazi” and “Hamas” at the cops pic.twitter.com/fGDDtSd60A
— Sam Sokol (@SamuelSokol) February 6, 2024
Një oficer godet me frerë një protestues ultra-ortodoks, ndërsa të tjerët në këmbë luftojnë me njerëzit që bllokojnë autobusët të cilët përgjigjen duke bërtitur “nazist” dhe “Hamas”.
Protestuesit kritikojnë gjithashtu gratë që zbresin nga një autobus i bllokuar dhe kërkojnë që t’i lejojnë të kalojnë.
Protestat vazhduan deri në mbrëmje në një kryqëzim kryesor në rrugën Yirmiyahu në Jerusalem. /Telegrafi/