Ndërsa fokusi i mbulimit ka qenë në luftën e Rusisë në Ukrainë që nga fillimi i saj në 2022, shumë kanë vënë në dukje përpjekjet e dukshme të presidentit rus, Vladimir Putinit për të zgjeruar shkallën e ndikimit të Moskës në vendet e tjera të ish-Bllokut Sovjetik.
Kryesorja midis tyre është Gjeorgjia, ku forcat e Putinit ndihmuan dy rajone të shkëputura gjeorgjiane – Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut – për të marrë pavarësinë de fakto në vitet 1990 dhe në 2008.
Videoja e publikuar sot nga Moscow Times pretendon të tregojë protestuesit që kanë sulmuar parlamentin në një nga ato territore, Abkhazi.
‼️ Breaking: Protesters in Abkhazia stormed the breakaway territory’s parliament as lawmakers gathered to consider ratifying a controversial investment agreement with Russia.
Read more: https://t.co/K4JDGjyezQ pic.twitter.com/H734GiYKm8
— The Moscow Times (@MoscowTimes) November 15, 2024
E gjithë kjo si përpjekje për të parandaluar miratimin e një marrëveshjeje të diskutueshme investimi me Rusinë.
Deputetët në Kuvend do të votonin sot për ratifikimin e marrëveshjes, shkruan skynews.
Ndryshe, raportohet se administrata e kreut të territorit po përgatiste një dokument mbi anulimin e ratifikimit “për të stabilizuar situatën”. /Telegrafi/