Iniciativa qytetare ‘Për Maqedoni të përbashkët’ për 71 ditë me radhë janë duke protestuar kundër të ashtuquajturës ‘Deklarata e Tiranës’, me shkas që Maqedonia mos ta humb karakterin unitar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët të cilët çdo ditë protestojnë më shumë se dy muaj, edhe sot kanë porositur se zgjedhjet e reja parlamentare janë zgjidhje për dalje nga kriza në të cilën gjindet Maqedonia. Qytetarët edhe sot kanë porositur se hedhja poshtë e ‘Deklaratës së Tiranës’ mbetet një nga kërkesat kryesore. /Telegrafi/