Telegrafi

Protestuesit shkatërrojnë xhamat e Bashkisë së Tiranës

Protestuesit pas Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë u drejtuan për në sheshin “Skënderbej”  ku sulmuan me gurë bashkinë e Tiranës duke thyer xhamat e disa dritareve dhe një nga hyrjet.

Më pas protestuesit bënë thirrje për t’u drejtuar për te drejtoria e policisë së Tiranës. “Hajdeni thyejmë drejtorinë e policisë së Tiranës” dëgjohen thirrjet e tyre.

Grupi i protestuesve, kryesisht të rinj, më herët i vunë flakën pemës së madhe para Kryeministrisë të zbukuruar për Vitin e Ri. Policia ndërhyri menjëherë për të shuar flakët dhe për të vënë nën kontroll sitiuatën, por protestuesit pas pak minutash e kanë ndezur sërish në flakë bredhin.

Më tej protestuesit e kanë rrëzuar në tokë bredhin, teksa nga ana e policisë nuk ka pasur asnjë lloj rezistence për të penguar të rinjtë protestues që ta bëjnë këtë gjë.