Site icon Telegrafi

Përfundon protesta e djathtistëve serbë në Jarinë

E plotësuar: Ka përfunduar protesta e djathtistëve serb në Jarnijë, në pikën kufitare me Kosovën.

Protesta u zhvillua në anën e territorit të Serbisë, si shenjë mbështetje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.

Protestuesit janë shpërndarë pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë.

Njëri nga organizatorët e kësaj proteste Damjan Knezheviq, tha se “vëllezërit në veri të Kosovës janë në një presion të madh”, duke thënë se kanë pasur të pamundur t’i bashkohen protestë së stome.

Kur e kanë përmendur presionin,  Knezheviq kritikoi partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listën Serbe.

“Kemi dashur të shkojmë deri të KFOR-it, që t’ua japim mesazhin që ata të largohen nga këtu, se nuk kanë se çfarë të kërkojnë këtu. Ne nuk e pranojmë këtë vijë kufitare. Do të vazhdojmë presionin në Beograd. Nëse derdhet gjaku serb, atëherë do të jemi në Kosovë, s’kemi çfarë të bëjmë tjetër”, tha ai.

Pjesëtarë amerikanë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR janë parë prezent në anën kosovare të pikëkalimit në Jarinjë. /Telegrafi/

—-

Protestuesit serb thyejnë kordonin e policisë, tentojnë t’i afrohen kufirit me Kosovën

Grupet djathtiste serbe të cilat janë duke protestuar në kufirin në Jarinjë, kanë thyer për një moment kordonin e policisë serbe duke tentuar t’i afrohen kështu territorit të Kosovës.

Për një moment është dëgjuar edhe një shok-bombë, kurse policia ka arritur t’i ndalojë.

Policia serbe ka krijuar një tjetër kordon më afër kufirit në Jarinjë.  Protestuesit gjatë të kohës po i ofendojnë policët serb të cilët nuk po i lejojnë të kalojnë më tej.

Përleshja mes protestuesve dhe policisë serbe ndodhi në territorin e Serbisë.

Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska e Bosnje-Hercegovinës.

“Patrulla Kombëtare” është organizatë e lidhur me grupin e ekstremit të djathtë “Rusov” dhe grupin paraushtarak rus “Wagner”.

Në protestë janë parë persona të maskuar që në duar mbanin flamuj të Serbisë dhe pankarta të ndryshme, ndër të cilat veçohet ajo me mbishkrimin “Kurrë kufi, Kosova është Serbi”.

Po ashtu janë parë protestues edhe me unifrmonën e grupit paraushtarak rus “Wagner”./Telegrafi/

 

Exit mobile version