Site icon Telegrafi

Protestuesit që përqafoheshin u ndaluan përmes makinës që hidhte vrushkuj uji (Video)

Makina që hedhë vrushkuj uji, ka ndarë një çift që përqafoheshin në mes të protestës që është zhvilluar në Hamburg të Gjermanisë.

Policia ndaloi momentin e tyre romantik, por ata provuan të qëndrojnë edhe më tutje në atë pozitë.

“Ishte sikur një moment shprese, që u ndalua në mënyrë të padrejtë sikur edhe shumë gjëra të tjera” ka thënë një dëshmitar lidhur me rastin.

Kjo ishte pjesë e protestës që është zhvilluar nga ekstremist të krahut të majtë, shkaku i takimit të G20-ës, ku u mblodhën disa lider botërorë. /Telegrafi/

Exit mobile version