Telegrafi

Protestuesit nuk e dëgjojnë më Gruevskin, shkojnë në shtëpi

Edhe pse ai vetë personalisht i ftoi dy herë mbështetësit e tij në protesta. Një herë nga konferenca për shtyp dhe një herë nga rrjetet sociale, pak protestuesi i’u përgjigjën kërkesës së Nikolla Gruevskit që të protestojnë ndaj arrestimit të 36 personave, ndër ta edhe edhe zyrtarë të partisë së tij.

Protesta është zhvilluar që nga mesdita e deri para disa minutave pasi moti i ftohtë e ka bërë që mbështetësit e Gruevskit të kujdesen për shëndetin e tyre e jo për thirrjen e kryetarit.

Gjatë protestës janë vërejtur vetëm zyrtarë lartë të kësaj partie dhe familjarë të zyrtarëve të arrestuar sot në mëngjes.

Nuk dihet se kur do të jetë protesta e radhës e OBRM-PDUKM-së por kjo e sotmja nuk ishte bindëse, ashtu si pretendojnë nga kjo parti. /Telegrafi/