Telegrafi

Protestuesit në Seattle i mbanin çadrat me vete, për t’u mbrojtur nga gazi lotësjellës

Qindra protestues në lagjen Capital Hill të Seattle në Washington, vërshuan përpara një kordoni policie të martën, ndërsa dhjetëra mbanin çadra për t’u mbrojtur nga kimikatet, siç është gazi lotësjellës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, skena ngjanë me protestat e vitit të kaluar në Hong Kong, gjatë cilave protestuesit pro-demokracisë, i vendosnin çadrat përpara, në përleshje me forcat e sigurisë së qytetit.

Më herët gjatë ditës, demonstruesit e Seattle u dëgjuan duke bërtitur “Jo më gaz”, drejtuar zyrtarëve të vendit.

Ndryshe në qytetin e Seattle është mobilizuar ora policore nga ora 10 e mbrëmjes, masa këto që do të zbatohen deri të shtunën.