Punëtorët e Telekomit për rreth një orë kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak se këta punëtore ende nuk i kanë marrë pagat e tetorit.
Derisa punëtorët vazhdonin të protestonin, nga objekti i Qeverisë së Kosovës është larguar kryeministri Avdullah Hoti.
Largimi i Hotit nxiti reagimin e protestuesve të cilët brohoriten “hajnat”.
“Hajnat”, ka qenë thirrja e punëtorëve të Telekomit derisa kryeministri largohej nga ndërtesa e qeverisë.
Punëtorët e Telekomit po vazhdojnë të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës Lamih Balaj, tha se nuk do të ndalen së protestuari derisa qeveria të bëjë zhbllokimin e llogarive të Telekomit dhe punëtorët të marrin pagat e tyre.
Kjo protestë e punëtoreve vije pasi kësaj ndërmarrje i janë bllokuar llogaritë bankare dhe i janë tërhequr mjetet nga kompania Z-Mobile për shkak të borxhit ndaj saj. /KP/