Site icon Telegrafi

Protestuesit ‘Për Maqedoni të përbashkët’ protestojnë me ‘mburoja’

Mesazhe për ruajtjen e Maqedonisë unitare dhe sovrane dërgoi edhe sonte iniciativa ‘Për Maqedoni të përbashkët’ nga marshi i qetë protestues në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup poashtu protestuesit mbanin mburoja shtetërore simbolike, duke shprehur simbolikisht mbrojtjen dhe ndërhyrjen nga jashtë për të mos prishur karakterin unitar të shtetit.

Bogdan Ilievski, anëtar i iniciativës porositi der, siç tha, politikanët e ngarkuar në Deklaratën e Tiranës, të mos kalkulojmë me numra të qytetarëve të cilët u kanë dhënë mbështetje, sepse askush nuk ka votuar për Deklarata të bëra në shtete të huaja, njofton AIM.

Sipas Boris Damovskit, Deklaratat jofunksionale të Tiranës zgjidhen vetëm me zgjedhje të reja, por edhe me regjistrim. /Telegrafi/

Exit mobile version