Telegrafi

Protestuesit bllokojnë rrugët dhe përleshen me forcat e sigurisë ndërsa nisin demonstratat anti-Netanyahu

Protestues të shumtë janë mbledhur janë zyrës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut në Jerusalem.

Ata po bëjnë thirrje për kthimin e menjëhershëm të pengjeve që ende mbahen në Gaza, shkruan skynews.

Protestuesit bllokuan rrugët ndërsa mbanin flamuj të verdhë dhe izraelit, ndërsa të tjerët mbanin pankarta me njerëz që besohet se ishin pengje.

Disa imazhe tregojnë njerëz që përleshen me policinë dhe forcat e sigurisë dhe tërhiqen zvarrë nga turma.

Protestuesit u mblodhën pasi u gjetën trupat e pajetë të gjashtë pengjeve izraelitë të marrë nga Hamasi.

Shumë familje pengjesh dhe shumica e publikut të gjerë izraelit fajësojnë kryeministrin për dështimin për të rikthyer të gjallë pengjet dhe për t’i dhënë fund luftës 10-mujore. /Telegrafi/