Site icon Telegrafi

Protestuesit antiqeveritar rrahën nipin e Zonjës së Parë të Francës, reagon Macron

Tetë persona u arrestuan pasi u rrah dje Jean-Baptiste Trogneux, nipi i Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron.

Ai u rrah në qytetin Amiens në veri të vendit, pas një fjalimi televiziv të presidentit Emmanuel Macron.

Siç raporton BBC, ai u rrah nga protestuesit antiqeveritar, transmeton Telegrafi.

Macron tha se ky është një akt i papranueshëm dhune që nuk ka vend në një demokraci.

Ai e quajti aktin frikacak. Trogneux u sulmua para dyqanit të çokollatës së familjes, i cili është vënë vazhdimisht në shënjestër të protestuesve.

Sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes, pasi fqinjët e Trogneux reaguan, pasi erdhën nën mbrojtjen e tij.

Jean-Alexandre, babai i Troneux, tha se kjo kalon vijën e kuqe që ofendonte presidentin, gruan e tij dhe të gjithë familjen. /Telegrafi/

 

Exit mobile version