Një protestues kurd u hodh para makinës “Jaguar” të kryeministrit britanik, Boris Johnson, ndërsa ai ishte brenda, më pas një automjet e përplasi nga prapa makinën e kreut të shtetit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pas protestave në Parlamentin e Westminster, aktivisti vrapoi në drejtim të “Jaguar XJ Portfolio VJ LWB”, ndërsa makina përcjellëse goditi veturën nga paniku.
Vetura Range Rover që ishte në përcjellje të kryeministrit Johnson, goditi pjesën e pasme të veturës, dhe dukej se ishte një përplasje e vogël.
Pas incidentit, automjetet më pas u larguan, me një dëmtim të dukshëm të makinës 54 mijë funte të Johnson. /Telegrafi/