Telegrafi

Proteston e zhveshur, për parandalimin e përgatitjes së mishit për festat e fundvitit (Foto)

Një grua e njohur vetëm si Jasmine, ka qëndruar e zhveshur në një pjatë të improvizuar, në mes të një rruge në Liverpul të Anglisë.

Në këtë formë, ajo ka protestuar kundër përdorimit të mishit të kafshëve apo shpezëve, si ushqime për festat e fundvitit, transmeton Telegrafi.

E shtrirë pranë disa perimeve të rrejshme, anash ka pasur nga një lugë dhe një piru, kurse trupi i është lyer me salcë që “ngjarja” të duket sa më reale.

Aktivistja e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve PETA, e ka zëvendësuar në këtë formë gjelin e detit, që është specialitet për festimin e Krishtlindjes.

“Është njëjtë sikur të hash mish të njeriut, sepse edhe kafshët janë gjallesa dhe kanë të drejtat e tyre”, ka komentuar një kundërshtues i përdorimit të mishit. /Telegrafi/