Site icon Telegrafi

Protestojnë të shkyçurit nga rrjeti i nxemjes së qytetit të Shkupit

Shkupi vazhdon të jetë arenë protestash në Maqedoni. Për nesër është paralajmëruar një protestë e qytetarëve të cilët janë shkyçur nga rrjeti i nxemjes të ”Toplifikacija”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Protesta do të mbahet në ora 12, para portës ”Maqedonia”, ku protestuesit do të flasin për vështirësitë që i kanë gjatë gjykimit në Gjykatën themelore.

Pjesëmarrësit thonë se në ”bombën 52” për të cilën do të flitet në protestë, do të zbulohen fakte për paratë që janë vjedhur me nxemjen nga shfrytëzuesit në kurriz të buxhetit të shtetit./Telegrafi/

Exit mobile version