Site icon Telegrafi

Protestojnë nxënësit në Graçanicë kundër arrestimit të shtatë personave që morën pjesë në rrahjen e djalit të Nenad Rashiqit

Foto: Ilustrim

50 nxënës të shkollës së mesme kanë protestuar kundër arrestimit të disa nxënësve të tjerë që ishin përfshirë në rrahjen e midis dy grupeve të të rinjve serbë para një shkolle në Lapllasellë, ku mbeti i lënduar edhe djali i politikanit serb, Nenad Rashiq.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndohur të premten rreth orës 11:30, në Graçanicë.

Nga një muaj paraburgim për shtatë të dyshuarit që morën pjesë në rrahjen e djalit të Nenad Rashiqit
Lexo po ashtu Nga një muaj paraburgim për shtatë të dyshuarit që morën pjesë në rrahjen e djalit të Nenad Rashiqit

Siç thuhet në raport, protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.

“Raportohet se 50 nxënës të shkollës së mesme kanë protestuar kundër arrestimit të disa nxënësve, pjesëmarrës në rrahjen e datës 22.02.2021. Protesta ka përfunduar e qetë pa incidente”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version