Grupi i qytetarëve #Protestoj vazhdon edhe më tej aksionet për të shprehur zërin e tyre kundër përgjimeve të publikuara të aferës “Pronto 2”.
Në aksionin e sotëm, përfaqësues të këtij grupi kanë mbajtur në duar një pankartë, në të cilën shkruante “Kë emëroi Grabovci me datën 14.09.2016”.
Përfaqësuesja e këtij grupi, Saranda Sylejmani, përmes këtij aksioni ka kërkuar nga prokurorja Drita Hajdari , prokurori Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani se për kënd e kishte fjalën Grabovci, kur deklaroi se kishte ardhur në Prokurori për të bërë disa emërime.
Sylejmani ka kërkuar që Prokuroria e shtetit të hapë hetime për atë deklaratë dhe të marrë në pyetje Grabovcin.
Ajo shtoi se deklaratat e Grabovcit i marrin seriozisht, ndonëse ai kishte thënë si në shaka.