Mbështetësit e OBRM-PDUKM-së në këto momente po mblidhen para Gjykatës Penale në Shkup ku sot kjo gjykatë duhet të vendosë për kërkesat për paraburgim që ka kërkuar PSP-ja ditën e djeshme, për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Alsat-M, tani për tani, trafiku është komplet i bllokuar në këtë bulevard nga protestuesit që kanë vendosur automjetet e tyre kryq e tërthor në këtë bulevard duke krijuar një kaos total në të gjitha akset që lidhin këtë bulevard./Telegrafi/