Këtë të shtunë në Shtërpcë, në shenjë pakënaqësie lidhur me ndërtimin e hidrocentralit në këtë lokacion, kanë protestuar rreth 30 persona, bën të ditur policia.
Banorë të kësaj zone kanë penguar qarkullimin e makinerisë drejt punishtes duke bllokuar rrugën.
Sipas Policisë, protesta ka përfunduar rreth orës 15:00, dhe nuk raportohet për ndonjë incident.
Ndërkaq, kundër ndërtimit të këtij hidrocentrali, edhe më herët ishte zhvilluar një protestë e tillë./Telegrafi/