Telegrafi

Protestohet kundër ndërtimit të hidrocentralit në Shtërpcë, policia përdorë sprej ndaj protestuesve

Sot rreth orës 10:00, në Shtërpcë, në shenjë pakënaqësie lidhur me ndërtimin e hidrocentralit në këtë lokacion, kanë protestuar rreth 60 persona – banorë të kësaj zone, të cilët kanë penguar qarkullimin e makinerisë drejt punishtes duke bllokuar rrugën.

“Në lokacionin e lartpërmendur kanë dalur zyrtarët policor të SP të Shtërpcës të mbështetur edhe nga NJRSH e Ferizajt. Edhe pse policia i ka informuar dhe urdhëruar protestuesit që të mos pengojnë punimet dhe të largohen, të njëjtit nuk i kanë zbatuar urdhrat. Me këtë rast, policia i ka përdorur sprej dhe protestuesit janë shpërnda duke liruar rrugë”, thuhet në njoftimin për media.

Në bashkëpunim me zyrtarët komunal dhe përfaqësuesit e protestuesve është dakorduar një takim i përbashkët ditëve në vijim lidhur me kërkesat e tyre. /Telegrafi/