Reperi Stresi mbrëmjen e djeshme (e hënë) paralajmëroi një protestë për Gjestin.
Kjo për shkak të ngjarjeve të fundit që ndodhën në Big Brother VIP Albania 4, fjalëve dhe ofendimeve që ia bënë artistit nga Peja.
Për këtë madje erdhi edhe një ‘zarf i zi’ e u anulua televotimi i së martës, pasi kanë thyer rregullat.
Protesta u paralajmërua për në orën 14:00 në ambientet e Top Channel.
Stresi publikoi disa pamje në InstaStory ku shihet se janë vënë disa posterë me mesazh: “Stop stop bullizmit”.
“Shumë e thjesht e menduat se do bëjmë luftë haahahah thjesht mesazh këtu jemi”, ka shkruar ai.
Gjesti ka marrë një përkrahje të madhe këto ditë në rrjete sociale, duke u shndërruar në një personazh shumë të pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/